Duka:Sot nuk po votoni për Armand Dukën po votoni për futbollin shqiptar.

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fjalimin para asamblesë së FSHF-së, Armando Duka i bëri thirrje delegatëve të mos e votojnë Bashkim Finon duke e konsideruar një eksperiment, pjesë të një klani politik. Sipas tij “FSHF është një institucion model në vendin tonë, kemi rritur me 30% numrin e lojtarëve të regjistruar. Kërkoj votën tuaj me besim të plotë më shumë se kurrë. Kemi ngritur stekën e suksesit tashmë, mjaft lart dhe duhet të bashkohemi për të mos zbritur asnjë centimetër më poshtë. Sot keni një përgjegjësi të madhe historike dhe kombëtare. Do ishte papërgjegjshmëri t’ia lësh në dorë FSHF-në, një eksperimenti apo një klani të organizuar politik. Sot nuk votoni thjesht për postin e Presidentit të Federatës, keni në dorë ti jepni shoqërisë mesazhin e duhur ose mesazhin e shtrembër” tha Duka, që kërkon mandatin e pestë për drejtimin e FSHF-së. Më herët ai ka deklaruar se Fino ka mbledhur rreth vetes një grup gangsterësh dhe të fortësh me të cilët kërcënon delegatët.

Zjarr Tv Ad