Dy qytetarë vidhen në aeroportin e Rinasit, në kërkim autorët

0
283

Dy qytetarë shqiptarë kanë denoncuar në polici vjedhjen e një telefoni dhe disa sendeve me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin që presupozohet të jetë ndër më të vrojtuarit, pikërisht në aeroportin e Rinasit.

Rasi i parë është denoncuar nga shtetasi S.Z 41 vjeç, të cilit i është vjedhur telefoni në zonën e kontrollit fizik. Por pas kqyrjes së kamerave në vendin e ngjarjes, është identifikuar autori, i cili është shtetasi P.D 50 vjeç, nga Shkodra.

Ndërkohë në rastin tjetër, shtetasit A.A 43 vjeç, i janë vjedhur teksa qëndronte në një lokal në aeroport, çanta me disa sende personale dhe një shumë parash.

Policia shprehet se po punohet për kapjen e autorëve, njëri prej të cilëve tashmë është i identifikuar.