Dy Spartanë te Fevziu

0
6335
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Miq e kolegë gazetarë, Facebooksa e twittërsa, portalsa e anonimë, të njohur e të panjohur, Vipa e rripa mos t’ju dëgjoj të përgojoni më ato dy heronj.
Me siguri po thoni kaq e pat edhe ky, iku për lesh si shokët!
Ku dreqin po i sheh heronjtë në mes të një populli delesh.
Po miq dhe armiq të mi.
Unë mbrëmë pashë dy heronj! Dy Spartanë që po jepnin shpirtin në një betejë të humbur. Po jepnin shpirt duke e mbajtur në gojë fjalën. Me shpirt ndër dhëmbë!
Po mbronin Ramën dhe qeverinë nga kanabisi, po mbronin atë që as vetë Rama se mbron dot.
Vangjeli si Leonidha e Muçi si Leontiadhi!
Si dy Spartanë krenarë që e dinë fundin por e shohin në sy.
Ata, Spartanët, bota i mban mend për dy gjëra: e para që luftuan një betejë të humbur që i dihej fundi
Dhe e dyta si b……..
Po kjo e dyta nuk ka lidhje me këta të dy.
Gjithsesi unë pashë dy Spartanë te Fevziu!

Zjarr Tv Ad