Dy të rinj të zhdukur në Vlorë, çfarë fshihet pas

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë ngjarje ndodhin në qytetin bregdetar të Vlorës, e shumica prej tyre mbahen të fshehta nga policia. Zhdukja e dy të rinjve, që nga muaji qershor, është bërë publik vetëm falë denoncimit në media nga prindërit e tyre.

Fillimisht i riu Albano Xhaferi është larguar nga banesë rreth orës 23:00 të 18 qershorit, dhe më pas familjarët e tij nuk kanë patur kontakt. Zhdukja e tij është denoncuar në polici por kjo ka qenë e kotë. Albano Xhaferi është baba i dy fëmijëve të mitur.

Disa ditë më pas është zhdukur dhe i riu Ervis Troqe. Dy të rinjtë kanë pasur njohje njëri me tjetrin dhe mësohet se kanë qëndruar për disa muaj në Belgjikë.

Për të dyja rastet policia lokale nuk ka asnjë informacion, megjithatë burime të besueshme kanë thënë për Gazetën Shqiptare se ka dyshime të forta se janë përfshirë në ngjarje kriminale.

Bëhet fjalë për një përplasje mes dy grupeve kriminale në qytetin bregdetar, ç’ka ka shkaktuar viktima kohët e fundit.BW

Zjarr Tv Ad