Dy vite pas Charlie Hebdo, Europa ende nën kërcënimin e terrorizmit

0
863
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vite pas sulmit ndaj Charlie Hebdo, Franca jeton ende nën kërcënimin e terrorizmit. Teksa vendi do t’i drejtohet zgjedhjeve presidenciale në prill, shumë persona shprehen jo optimistë dhe rezervojnë dyshime ndaj qeverisë sa i përket sigurisë së tyre. Frika se terrorizmi nuk do të ndalet me kaq, duket se do të karakterizojë procesin zgjedhor në Francë, që ende është nën gjendjen e emergjencës, pas serisë së sulmeve që i kanë marrë jetën qindra personave.

Një ditë më parë, Franca përkujtoi 2-vjetorin e masakrës ndaj të përjavshmes satirike, ku 12 persona humbën jetën. Sulmi i kryer nga dy vëllezërit që pretendonin se vepronin në emër të al-Qaedas, ishte i pari i një serie sulmesh terroriste që kanë tronditur Francën – dhe publiku është gjithnjë e më i shqetësuar mbi sigurinë e vendit, sidomos para zgjedhjeve presidenciale të prillit. Shumica e njerëzve nuk janë optimistë dhe i tremben faktit se terrorizmi do të vijojë edhe për një kohë të gjatë.

Vendi ka shpallur gjendjen e emergjencës që kur anëtarë të Shtetit Islamik vranë 130 persona në një seri sulmesh në Paris, në nëntor 2015, dhe shumë nga liritë civile tashmë janë kufizuar, në përpjekje për të parandaluar akte të ngjashme. Kjo politikë e shtuar e sigurisë lidhet mbi të gjitha me Manuel Valls – i cili hoqi dorë nga posti i kryeministrit në nëntor, për të garuar për presidencën. Dhe teksa francezët bëhen gati të zgjedhin presidentin e ri, më shumë se 2/3 e votuesve thonë se ata nuk kanë besim se qeveria aktuale do ta mbajë vendin të sigurtë.///

Zjarr Tv Ad