E rende ne Durres/ Ne gjendje te dehur, 25-vjeçarja humb kontrollin dhe futet mes permes karburantit

0
554

Një aksident është raportuar një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku sipas të bluve, një 25- vjeçare në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka hyrë brenda një karburanti.
“Sadjona Dervishi 25 vjeçe, banuese në Durrës më datë 10.04.2017, rreth orës 23:40,në autostradën Durrës – Tiranë, tek një karburant, duke drejtuar automjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij. Për pasojë është dëmtuar vetë shtetësia e mësipërme, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Policia e Durrësit njofton se gjatë testit të alkoolit reultoi se S.Dervishi ishte në gjendje të dehur.
Materialet ikaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.