E vrau vajzën poshtë pallatit ku jetonte, Xhafer Mata kaloi trotuarin dhe…(Skema e krimit)

0
148

Një ngjarje e rëndë tronditi pak minuta më parë zonën e Don Boskos në kryeqytet, ku Xhafer Mata nga qyteti i Kukësit qëlloi për vdekje 19-vjeçaren nga Kurbini Xhuljeta Çuni.

Më pas Mata qëlloi dhe veten, ndërsa gjeti vdekjen në spitalin e Traumës.

Nga kamerat e bizneseve aty pranë shihet se djali kishte disa minuta që po e priste vajzën e re dhe mes tyre ka pasur një konflikt të çastit. Djali më pas ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të saj.

Mësohet se vajza jetonte në pallatin pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa i riu ka kaluar në anën tjetër të rrugës ku ka qëlluar dhe veten. Mata e ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Kemi të bëjmë me një krim pasioni, pasi dy të rinjtë kanë pasur lidhje mes tyre.

Detajet e policisë:

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.