Eduart Halimi akuzon rëndë kryebashkiakun e Kavajës: “Elvis Roshi i dënuar për përdhunim…”

0
1127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eduard Halimi, deputeti i Partisë Demokratike, gjatë një deklarate për mediat, , tha se kryebashkiaku në detyrë i Kavajës, Elvis Roshi organizon koncert për fëmijë, ndërkohë që është i dënuar për përdhunimin e fëmijëve dhe trafik droge. Sipas Halimit, Edi Rama duhet ta largonte Roshin një herë e mirë nga bashkia, nga partia, nga politika dhe t’i gjente vendin, por ai vijon të jetë përsëri në krye të bashkisë. Deputeti i PD u shpreh se e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë janë protestat, në mënyrë që krimi të ndahet një herë e mirë nga politika.

Shihni pak këtu, i dënuari për trafik ndërkombëtar droge. I dënuari për përdhunim në grup, Elis allias Edvin Rroshi shpërndan afishe dhe sot në Kavajë, se ai i dënuari për përdhunim të të miturve, do të kujdeset personalisht për të organizuar Festivalin e Këngës për Fëmijë. Shiheni pra ku kemi arritur, ai person i cili nga Prokuroria u kërkua t’i hiqej mandate, KQZ kërkoi t’i hiqte mandatin, ta shkarkonte, Edi Rama duhet ta largonte një herë e mirë nga bashkia, nga partia, nga politika dhe t’i gjente vendin, por ky person është përsëri në krye të bashkisë, ai person kujdeset personalisht për të organizuar festivalin fëmijëve. Ja ku kemi arritur. Këtu nuk ka ligj, këtu nuk ka Kushtetutë, këtu nuk ka legjislacion të zbatueshëm sepse nuk do një njeri, nuk do Edi Rama. Ndaj e vetmja zgjidhje për të gjithë qytetarët është të dalim në shesh. E vetmja zgjidhje janë protestat, në mënyrë që krimi të ndahet një herë e mirë nga politika, në mënyrë që njerëz si ky këtu Elvis Ervin Rroshi i dënuar për përdhunim, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, të mos ketë më të bëjë me qytetarët dhe me postet publike. E vetmja zgjidhje sot është të dalim të gjithë bashkë më 18 shkurt në protestë”- tha Halimi.

Zjarr Tv Ad