Ekzekutohet Ervin Dalipaj, ish-komisari i policisë akuzohej për vrasjen e Gaz Çollakut

0
1082
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të Sukthit, në autostradën Tiranë-Durrës.
Në atentatin e tipit mafioz kanë humbur jetën dy të rinj, njëri prej të cilëve është ish-komisari i policisë, Ervin Dalipaj, kurse tjetri është Xhino Dautaj.
Sipas dëshmitarëve makina tip ‘Audi’ me të cilë po udhëtonin Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj, është qëlluar në ecje nga një mjet tjetër.
Ky i fundit ishte në arrati, pasi kërkohej nga policia, që e akuzonte se së bashku me Denis Shtrazën, në muajin janar 2016, rrëmbyen dhe ekzekutuan Gazmend Çollakun.
Sipas prokurorisë, Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë rrëmbyer Laert (Gazmend) Çollakun, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip ‘Audi’, për në fshatin Murqin të Krujës dhe e kanë vrarë me armë zjarri.
37 vjeçari, banues në Tiranë ka mbajtur disa poste të rëndësishme në polici.
Dalipaj ka qenë oficer policie në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ai është përjashtuar nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojërat e fatit”.

Zjarr Tv Ad