EUROPARLAMENTARET LETËR TUSKUT: HAPNI NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup eurodeputetësh i kërkojnë kreut të Këshillit Europian, Donald Tusk dhe liderëve të vendeve anëtare të mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Përmes një letre, eurodeputetët theksojnë se BE duhet t’u tregojë dy vendeve ballkanike se mbështet përpjekjet e tyre për të ndërtuar shtet modern.Një letër e hapur e nënshkruar nga Tanja Fajon, Knut Fleckenstein, Eduard Kukan dhe Monica Macovei drejtuar preidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, kërkon të shtyjë krerët e shteteve dhe qeverive anëtare të Bashkimit europian në pranimin e asaj që quajnë “hap deçiziv drejt politikës së zgjerimit të Unionit” përmes pranimit të hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin në samitin e datave 28-29 Qershor, liberalizimin e vizave me Kosovën, hapjen e kapitujve të rinj të negociimit për Malin dhe Zi dhe Serbinë, si dhe shpërblimin e reformave të Bosnjë-Hercegovinës në varësi të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të 7 Tetorit. Një thirrje i drejtohet edhe vetë liderëve të vendeve anëtare, të cilat pritet të votojnë për fatin e negociatave, që të kapin këtë rast unik sipas tyre për t’i dhënë popullit ballkanas një shenjë të qartë se BE-ja e mbështet mundimin e tyre në ndërtimin e shteteve modern me institucione të forta dhe të pavarura, ekonomi të fortë dhe shoqëri solidare. Letra flet edhe për disa fuqi rajonale dhe globale, të cilat kanë për qëllim frenimin e ambicieve europiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë.

Zjarr Tv Ad