Europoli: Shqipëria, burimi kryesor i kanabisit në tregun europian

0
548
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eshte zyrtare tashme klasifikimi i Shqiperise si burim kryesor i kanabisit per tregun europian. “Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit që trafikohet në Europë”.

Konstatimi ndodhet në raportin më të fundit të Europol, mbi vlerësimin e rrëzikshmërisë së krimit të organizuar për vitin 2017, ku përshkruhet edhe rruga që përshkon kanabisi shqiptar.

Raporti vlerëson se kanabisi është droga më e përhapur që konsumohet në mënyrë të paligjshme në 28 vendet e Bashkimit Europian. “Në vitet e fundit, kanabisi bimor ka qenë gjithnjë e më popullor tek përdoruesit dhe është shoqëruar me një rritje të prodhimit”, thuhet në raportin e Europol për vitin 2017.

Raporti ve ne dukje se kultivimi i brendshëm i kanabisit bimor në vendet e Bashkimit Europian pritet të zgjerohet më tej, falë teknikave të reja në rritje dhe gjithnjë e më të sofistikuara. Sipas Europol, raporti, është një analizë e detajuar e kërcënimit të krimit të organizuar mbështetur në informacionin e vendeve të Bashkimit Europian.

Agjencia europiane e zbatimit të ligjit thotë se Europol ka ndërmarrë procesin më të madh të zhvilluar ndonjëherë në mbledhjen e të dhënave për krimin e organizuar në vendet e Bashkimit Europian. Krimi kibernetik, prodhimi i drogës, trafikimi dhe shpërndarja e saj, kontrabandimi i emigrantëve, krimi i organizuar dhe trafiku i qënieve njerëzore mbeten në përparësitë e luftimit të krimit nga vendet e BE-së.

Sipas Europol për pothuajse të gjitha llojet e krimit të organizuar, elementët kriminalë kanë përshtatur aktivitetin e tyre me zhvillimin e teknologjisë .

“Kjo është tani, ndoshta, sfida më e madhe që përballen autoritetet e zbatimit të ligjit në mbarë botën, duke përfshirë edhe në Bashkimin Europian”, vlerësohet në raport

Zjarr Tv Ad