Eurot në ‘Toyota’, Klevi Lika kërkon lirinë: Do vazhdoj shkollën

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy mjete “Toyota Yaris” në portin e Durrësit pak kohë më parë kërkon lirinë.

Klevi Lika ka kërkuar lirinë nga trupi gjykues me arsyetimin se dëshiron të vazhdojë shkollën, pasi pritet të nisë vitin e dytë të gjimnazit. Kërkesa për ndryshimin e masës është bërë nga avokati i tij Saimir Visha, ndërsa Gjykata pritet të japë vendimin të martën e ardhshme.

Klevi Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi në flagrancë shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Zjarr Tv Ad