Fikja e sinjaleve televizive, 4 anëtarë të AMA kërkojnë largimin e Gentian Salës

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive do i drejtohen me një letër Komisionit të Medias në Kuvend për shkarkimin e kreut të Institucionit, Gentian Sala. Vendimi është marrë sot në një mbledhje të bordit të AMA-s, mbledhje e cila është shoqëruar me debate me anëtarëve të bordit dhe kryetarit Gentian Sala.

Mësohet se propozimi për shkarkimin e kreut të AMA-s, është firmosur nga anëtarët Sami Neza, Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj. Në argumentin e tyre, anëtarët e AMA-s pretendojnë se kryetari Sala nuk është konsultuar me bordin e institucionit për fikjen e sinjalit analog në Tiranë e Durrës dy ditë më parë. Sipas tyre, vendimi për fikjen e sinjalit analog sjell cënimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim. Ata kanë propozuar një plan masash në mënyrë që situata të mos përsëritet në janar të vitit 2019.

Fikja e transmetimeve analoge në dy qarqet më të mëdha të vendit Tiranë e Durrës, duket se i gjeti të papërgatitur qytetarët, ndryshe nga disa qytete të tjera  si Korca, Fieri apo Berati, kjo për shkak të platformave kabllore me të cilat janë pajisur qytetarët atje. Pas ankesave të shumta, AMA vendosi një ditë më parë të shtyjë me 4 muaj fikjen e transmetimeve analoge.

 

Zjarr Tv Ad