FNSH zbarkon në Fier, 3 të arrestuar

0
106

Pas kontrolleve në Shkodër dhe Krujë, FNSH ka zbarkuar edhe në Fier për të ndërmarrë kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit të koduar “Porosia e fundit” është arrestuar në flagrancë, 27-vjeçari Edi Subashi, banues në Fier.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “Ford”, në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.”

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike,  një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celular, 450 euro dhe 470 mijë lekë.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi:

Fatmir Hoxha, 48 vjec, banues në Fier.

Nga kontrolli që iu bë këtij shtetasi ju gjetë  sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(shufër metalike), në formën e shkopit të gomës.

Po në kuadër të këtyre kontrolleve, filloi procedimi penal për shtetasin A.Z, 38 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të një lokali në Fier, u ushtrua kontroll fizik personave që ndodheshin në lokal dhe këtij shtetasi ju gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Po ashtu, nga Policia e Mallakastrës u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Petrit Halimi, 27 vjec, banues në Mallakastër.

Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Shkatërrim i pronës” parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.