Foto/”Blindohet” Nikla/ FNSH dhe RENEA rrethojnë zonën, kapet një nga “të fortët”

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forcat speciale RENEA, FNSH dhe policia e rendit po zhvillojnë një operacion në fshatin Nikël të Krujës, ku prej orëve të mëngjesit po kryejnë kontrolle në banesat e disa personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

Deri tani janë shoqëruar gjashtë persona me precedent penalë mes të cilëve tre anëtarë të fisit Haka. Pas arrestimit të Flamur Hakës, janë shoqëruar dhe 6 të tjerë: Marenglen Hakën, Bedri Hakën, Durim Bamin, Valter Bamin dhe Ylli Cangun.

Në banesat e këtyre personave janë gjetur armë dhe drogë.

Operacioni, udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe synon goditjen e bandës së Niklës, grup kriminal mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash duke filluar nga vendosja e eksplozivëve.

Në pranga ka rënë ‘koka e grupit’, Flamur Haka, i njohur ndryshe me nofkën Tuku. Banda e Niklës është një dër grupet krimimale më të njohura të sistemit të drejtësisë, e cila është akuzuar për 7 grabitje të dhunshme, një rrëmbim personi dhe një atentat.

Ndërkohë, vazhdon bastisja e shtëpive të fisit Haka dhe familjeve të tjera, anëtarë të cilave dyshohet se janë pjesë e grupit të Niklës.

Vetë strukturat e policisë së shtetit do të dalin në një deklaratë në orët në vijim për të bërë të ditur se çfarë kanë arritur të gjejnë në banesat e të ashtuquajturve “të fortët” e Niklës.

Nikla njihet për disa ngjarje të bujshme, mes të cilave edhe rrëmbimi i Enver Stafukës, i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Kujtojmë se një operacion i ngjashëm u zhvillua pak ditë më parë në Shkodër. Policia kreu kontrolle, sekuestrime dhe arrestoi katër persona, 3 prej të cilëve më pas u lanë në burg nga gjykata ndërsa i katërti në arrest shtëpiak.

 

Zjarr Tv Ad