Fotot/ Fenomeni i frikshëm, ja si u skuq qielli në El Salvador

0
903
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një qiell i kuq u shfaq mbi një fshat në El Salvador, Amerikë Qendrore, duke shkaktuar panik tek banorët të cilët ishin duke kryer një shërbim religjioz.

Qielli tronditës, i përshkruar si “top gjigant i kuq”, frikësoi shumë banorë të cilët kishin përfunduar një shërbim religjioz në kishën ‘Horem Ebenezer’ në Chalchuapa.

Shumë prej banorëve u frikësuan se kjo është një shenjë e apokalipsit.

Efekti misterioz në qiell zgjati vetëm disa sekonda, por la qiellin me një shenjë rozë më pas.

Shumë evangjelistë besojnë se njerëzimi është duke jetuar “fundin biblik të kohërave” dhe se ardhja e apokalipsit po afrohet. Fotografitë e qiellit të kuq u shfaqën në një ueb-faqe lokale të një gazetari nga El Salvador.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad