FREEDOM HOUSE: DEMOKRACIA NË SHQIPËRI NË VEND-NUMËRO

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kapitullin për Shqipërinë të raportit të përvitshëm të organizatës Freedom House , “Vendet në Tranizicion” Shqipëria renditet si një nga vendet që dështoi në forcimin e demokracisë gjatë vitit 2017, pasi siç thuhet në raport, çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas.Dokumenti vëren se arritjet në luftën kundër korrupsionit shkuan drejt rënies sidomos pas zgjedhjes president të Ilir Metës,“i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit” , si edhe nga “zgjedhja me një shumicë të thjeshtë e Prokurores së Përkohëshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit”.Sipas Freedom House, zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit shënuan përparim, pasi ofruan garanci të gjera për opozitën.Në raport thuhet se qeverisja demokratike në Shqipëri, u karakterizua nga ngecja në vend për shkak të polarizimit të thellë mes partisë kryesore opozitare, Partia Demokratike dhe Partisë Socialiste në pushtet, si edhe nga prirjet autoritare në vitin 2017.Freedom House thotë se në vitin 2017 pati një farë përparimi kundër korrupsionit dhe rryshfeteve, veçanërisht në radhët e policisë, si edhe në luftën kundër drogës, që u vu re në reduktimin e kultivimit të kanabisit.Por përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, thuhet në raport, u zbeh nga njoftimet e agjencive italiane të rendit se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-amerikan të trafikut të drogës.Përparimi i bërë në vitin 2017 për të ulur korrupsionin në nivele të ulta, sipas Freedom House, u zbeh nga humbja e terrenit në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kapjes së shtetit.Sa I takon reformës ne drejtësi, raporti nënvizon se bojkotimi i parlamentit nga opozita e dëmtoi atë, pasi Partia Demokratike nuk i paraqiti tre kandidaturat e veta në Komisionin Parlamentar përgjegjës për përzgjedhjen e anëtarëve të organizmave që do të kishin përgjegjësinë të kontrollonin figurat e gjykatësve dhe prokurorëve.

Zjarr Tv Ad