Frikë nga shpërthimi i vullkanit, 270 tërmete në një javë

0
215

Një valë e pabesueshme tërmetesh janë ndjerë pranë Tenerifes dhe Gran Canarias që nga 29 prilli. Sipas hulumtimeve të fundit, epiqendra e tërmeteve ka qenë midis dy ishujve. Por rrezkshmëria e tyre shtohet akoma edhe më tej pasi aty pranë ndodhet edhe vullkani i tretë më i madh në botë, në Malin Teide në Tenerife. Parku Kombëtar i Teide përreth vullkani është vendi i tetë më i vizituar në botë, duke tërhequr tre milionë vizitorë çdo vit. Drejtori i Rrjetit Kombëtar Sizmik nga Instituti Kombëtar Gjeografik i Spanjës tha se tërmeti më i madh arriti një madhësi prej 3.2 në shkallën Rihter në vetëm 35 km nga Puerto La Luz, Portin e Las Palmas de Gran Canaria.