Fsheh heroinën në trup, arrestohet në Kakavijë 37-vjeçari

0
286
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pako në xhep, një në brez dhe e treta në çantë. Në këtë mënyrë 37 vjecari nga Fieri Elton Ferko, tentoi të trafikojë 1.5 kilogram heroinë drejt Greqisë, por u zbulua në Kakavijë mbrëmjen e 12 shkurtit 2018. Policia tha se Ferko udhëtonte me autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Por pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobuzi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit fizik 37 vjecarit iu gjetën dy pakot që mbante në trup dhe e treta në cantën e dorës. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë,  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, njofton policia e Gjirokastrës. Ndërsa i Ferko tashmë do të përballet me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, agjensitë ligjzbatuese po hetojnë për persona të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari. Ndërkohë 11 kilogram heroinë u kapën ditën e dielë në portin e Durrësit, ndërsa u tentua të trafikohej brenda një kamioni drejt Italisë. Në pranga pëfundoi drejtuesi i kamionit 63 vjecari Bujar Shazivari. Ndërsa më 19 janar 2 kilogram heroinë u sekuestruan në një autobus të linjave me Greqinë, operacion që shkaktoi furtunë në drejtorine lokale të kufirit dhe migracionit.

Zjarr Tv Ad