Gazetari nxjerr sekretet: KPK shkarkoi prokurorin që hetoi vjedhjen e serverit të Tatimeve

0
118

Gazetari Elton Qyno ka publikuar ne faqen e tij ne Facebook nje reagim te forte qe duket se hedh drite mbi rrethanat e shkaqet e shkarkimit te prokurorit Gentian Trenova.
Sipas gazetarit, prokurori i shkarkuar eshte ai qe ka hetuar skandalin e vjedhjes se te dhenave ne serverin e Tatimeve.
Ja shenimin e gazetarit ne faqen e tij ne Facebook:

Keta duan ende prokurore me pantallona territali
dhe doku dhe shtepi te dhena nga Komiteti Ekzekutiv

Keqardhje për vendimin e largimit të prokurorit Gentian Trenova, që për mendimin tim është i padrejtë dhe që tregon edhe një herë tjerë se “gijotina” e të ashtëquajturit superkomision i Vettingut, pret koka gjyqtarësh e prokurorësh, vetëm duke u ndikuar nga lista emërore e servirur nga politika dhe aspak mbi gjetje të hulumtimit të anëtarëve të mirëpaguar.
Nëse e keqja e këtij sistemi të kalbur paska qënë Genti Trenova, jam i bindur se ish-Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Prokuror i Apelit Tiranë,do të kishte preferuar të vëtëlargohej vetëm e vetëm për të shpëtuar këtë djall sistem.
Sot procesi i Vettingut i dha një demoralizim total të gjithë sistemit. Heqja e Genti Trenovës u kurdis në zyra politike, pikërisht në ato zyra që e sulmuan, shantazhuan dhe e tallën në media duke e thirur me nofkën “Shkëlzen Trenova”.
Dhe pse e gjitha kjo?
Vetëm e vetëm se Genti, hetoi çështjen e ndërhyrjeve në sistemin serverave në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku ishin fshirë shumë fatura tatimore dhe gjoba të bizneseve.
Genti u përpoq të hetonte, po kë të hetonte?.. kishte përballë valixhen e zezë të Spartak Brahos, dhe klane të caktuara në Ministrinë e Brendshme. Me cilët ta hetonte, me cilin polic…, me cilin ekspert kompjuterik…?

Dhe ja pra vetëm se guxoi, mori sot faturën dhe vlerësimin e atij hetimi.
Nëse do të thotë që je prokuror i korruptuar, se ke një shtëpi në Tiranë dhe ke marrë dhe një kredi në bankë për të blerë një shtëpi të dytë dhe ky është standardi që ti duhesh të largohesh se nuk justifikon pasurinë, atëherë nuk mendoj se ndonjë nga prokurorët e gjyqtarët që nuk u ka ardhur rradha në Vetting,preferojnë të vishen akoma me pantallona doku apo kadif, dhe territal.
Me thoni një politikan apo politikane, ministër apo ministre që sot vishet me najlon apo me pantallona doku?

Nëse vettingasit e duan prokurorin dhe gjyqtarin me pantallona doku dhe veshje najloni, apo territal dhe shtëpinë ta marin me autorizim nga Komiteti Ekzekutiv i qytetit, atëherë nuk duhet të kalojnë askënd.

Në fund duhet të marrin vendim dhe për vetëshkarkimin e tyre, pasi nuk rezultojnë të përdorin brekë najloni, territali, pasi janë boll të dhjamosur.
Për të gjithë ata që nuk e njohin Genti Trenovën,ai ka qënë një magjistrat i shkëlqyer në shkollë.
Autor i disa librave mbi procedurën penale dhe legjislacionin penal shqiptar.
Një nga prokurorët që hetoi bandën e Lushnjës, dhe dënoi në gjykatë pjesën më të madhe të anëtarëve të të vetmes organizatë kriminale në Shqipëri, kjo e lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.
I angazhuar totalisht dhe mbajti peshën më të madhe të presionit gjatë hetimit dhe ndjekjes në gjyq të Aldo Bares, të cilin e dënoi me burgim të përjetshëm.

Prokurori që zbuloi skemën piramidale të zinxhirit korruptiv në tenderat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku arrestoi Iljaz Labin dhe të gjithë biznesmenët e përfshirë në këtë skemë korruptive, hetim që më vonë solli dhe arrestimin e ish-drejtorit Artur Zoto.
Prokurori që hetoi Salvatore Letician anëtarin e mafias Italiane.
Prokurori që hetoi për trafik droge dhe arrestoi A.Sulaj me 750 kg drogë, vllain e një biznesmeni të njohur shumë pranë qeverisë.
E shumë e shumë çështje…
E çfarë vlejti e gjithë kjo punë, sërisht në fund vlerësimi: