Gjeli i detit, fermerët e Lezhës bëhen gati për të dalë në treg

0
495
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjeli i Detit është një prej simboleve të tryezës së Vitit të ri dhe Zadrima e Lezhës është një nga zonat e njohura për mbarështrimin e këtij shpendi.

Ndërsa festat po afrohen fermerët e Zadrimës po përgatiten për të dalë në treg.  Një kilogram kushton nga 600 -800 lek, por fermerët thonë rritja ka shumë kosto, ndërkohë që importi po i dëmton.

Duket sikur mishi i gjelit të detit është një produkt sezonal që njeh rritje vetëm gjatë fundvitit, por fermerët e Zadrimës thonë se kjo i penalizon

Fermer: “Pse të mos konsumohet gjatë gjithë vitit sepse ka vlera të mëdha ushqyese.”

Altin Prenga është një prej shefave të kuzhinës, që gjelin e detit e ka bërë pjese të vazhdueshme të menusë së ofron, ndaj kërkon që këtë shembull ta ndjekin dhe të tjere.

Altin Prenga: “Të paktën të konsumohet në stinën e vjeshtës edhe gjatë dimrit. Është një ide që gjeli i detit duhet të konsumohet vetëm për dy ditë, ky është një mankth i madh për fermerët, të punosh gjithë vitin dhe ta shesësh për dy ditë, e nuk i dihet se si do ecë pasi asnjë vit nuk ka të njëjtin çmim.”

Në Zadrime të Lezhës rriten më shumë se 20 mijë gjela detit në vit duke shërbyer për shumë familje si një mundësi për të siguruar të ardhura ekonomike

Zjarr Tv Ad