Gjenden 45 kilogramë drogë e ardhur nga Shqipëria, në brigjet e Italisë

0
356

45 kilogramë marijuanë e paketuar në qese të zeza u gjetën në brigjet italiane në zonën e Vernolës. Sekuestrimi u bë mëngjesin e së dielës nga policia e vendit fqinj, gjatë një kontrolli përgjatë bregut adriatik. Droga gjendej në rërë, pak metra larg detit. Sipas konfirmimeve të para të policisë italiane, droga është braktisur në det nga trafikantë që ndoshta vinin nga Shqipëria dhe më pas deti e ka sjellë në breg.