Gjendet një person i vdekur në Pogradec, dyshohet se ndërroi jetë prej të ftohtit

0
626
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjendet i vdekur një person në Pogradec, i cili dyshohet të ketë vdekur nga i ftohti.

Gjatë ditës së sotme është gjetur i pajetë 38- vjeçari Anastas Shuke. Mësohet se viktima është gjetur në banesën e tij nga të afërmit.

Paraprakisht bëhet e ditur se ai vuante nga probleme mendore dhe se për të kujdeseshin të afërmit, ndërkohë që rrethanat e vdekjes janë të dyshimta

Në rast se konfirmohet vdekja e tij prej të ftohtit, shkon në pesë numri i viktimave që kasnë humbur jetën prej acarit.

Gajtë ditës së djeshme në Korçë gjeti vdekjen Ilia Lifo, i cili jetonte i vetëm pas divorcit.

Mëngjesin e së hënës, u gjet i vdekur roja e një pallati në Lushnje. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 51- vjeçarit Bashkim Çepa në vendin e tij të punës.

Dyshohet se viktima kishte ngrirë prej të ftohtit, teksa qëndronte si roje, ndërsa mësohet se ai vuante edhe prej problemeve në zemër.

Ndërkohë ditën e diel në Sarandë, po prej të ftohtit ndërroi jetë Leonard Beqiri 54 vjeç, i cili u gjet në një banesë të braktisur.

Mësohet se ai jetonte i vetëm si endacak dhe se nuk kishte familje, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të mëtejshme rreth kësaj ngjarje, për shkak se dyshohet që ai të ketë qenë i alkoolizuar. Policia konfirmoi se vdekja e tij ka ndodhur në orën 11:45 të së dielës, në spitalin e Sarandës. 53-vjeçari banues në lagjen nr.1 Sarandë, ishte dërguar në spital nga patrulla e policisë ditën e shtunë.

Ndërkohë gjatë së shtunës u shënua viktima e parë në Durrës, prej të ftohtit. I ndjeri, Arben Sulo, 38 vjeç, banues në Durrës, u gjet i pajetë gjatë së shtunës në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar.

Nga këqyrja e kufomës mësohet nuk janë evidentuar shenja dhune. Pasi është identifikuar në listën e personave pa banesë, 38-vjeçari që njihej në zonë me emrin Beni, është kërkuar gjatë mbrëmjes së të shtunës nga specialistët e zonës dhe shërbimet e rendit për ta sistemuar në ambientet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet i gjallë.

Zjarr Tv Ad