Gjykata e Apelit lë në burg ish-drejtorin e burgjeve Artur Zoto

0
799
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit për krime të rënda refuzoi lirimin nga burgu për ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto, i akuzuar për “korrupsion” në tenderat e furnizimit te burgjeve me ushqim.

Tre gjyqtaret, Nure Prendi dhe Gjovalin Përnocaj dhe Dhimitër Lara, nuk pranuan kërkesën e të dyshuarit dhe avokatit mbrojtës, që ti ndryshohet masa e sigurisë.

Gjyqtarët, që zhvilluan seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, pasi dëgjuan argumentet e prokurorit dhe avokatit, lanë në fuqi vendimin e “Arrestit me burg” të dhënë nga gjykata e shkallës së parë për krime të rënda.

Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve nuk u paraqit në sallën e gjyqit, duke kërkuar që të përfaqësohet nga avokati mbrojtës Theodhori Sollaku. Pas vendimit të gjykatës, avokati Sollaku nuk preferoi të komentoi vendimin edhe pse burimet thonë se brenda sallës së gjyqit, ka pretenduar se klienti i tij është ipafajshëm.

Mesohet se avokati, e ka cilësuar dëshminë e ish-zv/drejtorit të përgjithshëm Iljaz Labi tashmë me statusin e të penduarit, si jo të vërtetë. Këtë pretendim, mësohet se e ka kundërshtuar përfaqësuesi i akuzës në sallën e gjyqit.

Sipas prokurorisë, Iljaz Labi ka deklaruar se 10 % të vlerës totale të tenderit të ushqimeve për burgjet, të marrë në formën e ryshfetit nga kompanit fituese, ia ka dorëzuar ish-shefit të tij Artur Zoto.

Ky pretendim, thonë nga prokuroria, provohet edhe me përgjimin e bsiedave telefonike të izh-zv/drejtorit Labi, i cili në një nga mesazhet dërguar përfaqësuesit të kompanive fituese të tenderit të ushqimeve, të pandehurit Ylber Kalaj, i thotë mes tjerash se “paratë janë për ata lart”, duke nënkuptuar shefin e tij, tashmë të arrestuar Artur Zoto.

Për llogari të kësaj dosje, veç Zotos dhe ish-vartësit të tij Labi janë arrestuar edhe 4 përfaqësues të kompanive të ndryshme, të cilat janë shpallur fitues për tenderin e furnizimeve me ushqime në të gjithë burgjet.

Zjarr Tv Ad