GJYQI I SHULLAZIT, DËSHMON SAIMIR TAHIRI

0
1918
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesi i të martës e gjeti ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatën për Krimet e Rënda. Ish-anëtari i kabinetit qeveritar, thuajse më i sulmuari nga Opozita gjatë detyrës, u përball për herë të parë në një ambient publik me Emiliano Shullazin. 

Sali Berisha do të thirret si dëshmitar në gjyqin kundër Emiljano Shullazit, pas një kërkese të të pandehurit në çështjen e kërcënimit të Rektorit të universitetit, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij Dhori Kule. “Emiljano Shullazi i kërkon profesor Mynyr Konit të tërhiqet nga gara ose do t’i rrëmbehet djali”, deklaronte Berisha para zgjedhjeve për Rektor në Universitetin e Tiranës.   Rrëfimi i tre dëshmitarëve që treguan se janë informuar nga deklarata e ish-Kryeministrit Sali Berisha  për kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Koni ka sjellë reagimin e të akuzuarit Emiljano Shullazi. I vetëm para gjykatës kësaj radhe, pasi katër të bashkëpandehur me të nuk u paraqitën, Emiljano Shullazi së bashku me mbrojtësin kërkuan të thirret ish-Kryeministri Berisha si dëshmitar.  39-vjeçari që akuzohet edhe për kërcënimin e Konit dhe Kules kërkon t’i thuhet Gjykatës së Krimeve të Rënda se kush e ka vendosur në dijeni ish-Kryeministrin për këtë ngjarje.  Gjykata e pranoi kërkesën edhe pasi më herët emri i ish-Kryeministrit u lakua edhe nga dëshmitari Saimri Tahiri, që u pyet për kohën kur ka mbajtur detyrën e ministrit të Brendshëm. “E mësova kërcënimin e profesorëve nga një denoncim i Sali Berishës dhe nuk e kuptoj përse nuk e keni thirrur”, deklaroi Saimir Tahiri.  Saimir Tahiri nuk hoqi dorë edhe në gjykatë me akuzat e tij kundër Prokurorisë duke komentuar se kështu ndodh kur prokuroria është politike. Tahiri kujtoi se  dy profesorët i kishin folur me hamendje për kërcënuesit, ndërkohë që për këtë ngjarje mjaftonte denoncimi i Berishes dhe shqetësimi i dy profesorëve.  “Kërcënuesit i kishin thënë Mynyr Konit të tërhiqej nga gara ndryshe do ta pësonte”. Kështu ja kishte përshkruar ministrja e Arsimit Haki Çakos kanosjen e Mynyr Konit.  “Kush më identifikoi mua?”, e pyeti Emiljano Shullazi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Çako, i cili u përgjigj se emri i tij ishte përmendur nga deklaruesi Dhori Kule.  Ndonëse ishte i përpiktë në orar, profesori Dhori Kule nuk dëshmoi pasi u largua nga gjykata për arsye të pashpjegueshme familjare. Në gjykatë dëshmuan edhe profesorët Majlinda Keta, Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra.

Zjarr Tv Ad