Goditen dy raste të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, në kërkim një 31-vjeçar

0
441
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka kryer një operacion kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Vlorë, nga ku ka sekuestrua 22 Kilogramë e 30 gramë Canabis Sattiva.

Sipas policisë sasia e kapur është sekuestruar pasi janë goditur dy raste prodhimi dhe trafikimi të drogës.

Po ashtu në lajmërimin e policisë mësohet se është shpallur në kërkim një 31-vjeçar me inicialet V.L., i dyshuar për implikim në këtë çështje, me origjinë nga Elbasani.

Ky është njoftimi i Policisë:

Vazhdon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Evidentohen dhe goditen dy raste të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku u sekuestruan gjithsej 22 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Goditet një rast i tentativës së shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës, ku u sekuestruan 15 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Si dhe një rast i tentativës për trafik të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar Port Vlorë, ku u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë Cannabis Sativa. Shpallet në kërkim një shtetas.

Në kuadër të masave të marra për kontrollin e territorit, ambjenteve të pabanuara, aitomjeteve, etj, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike, policia ka konstatuar dy raste të tjera gjatë kontrolleve që ka ushtruar në lagjen ”24 Maj” dhe gjatë kontrolleve që iu ushtrohet automjeteve të cilat kalojnë pikat kufitare të kufirit.

Shërbimet e Seksionit të Policisë për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë konstatuar në lagjen ”24 Maji”, në një banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit P.S., 49 vjeç, banues në Kuçovë, një sasi prej 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit të cilit i përket kjo sasi lënde narkotike.

Po ashtu në Pikën e Kalimit Kufitar, të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Vlorë, gjatë një kontrolli që policia ka ushtruar në bagazhet e një mjeti (autobus), pasagjerësh, ka konstatuar brenda një valixheje një sasi prej 7 kilogramë e 300 gramë lënde narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimi paraprak i kryer prej specialistëve të hetimit, dyshohet i implikuar në këtë vepër penale, shtetasi V.Ll., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22.

Zjarr Tv Ad