Grabitja në Tiranë, autorët harruan armën brenda bankës

0
944
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dalin detaje të reja nga grabitja e armatosur e ndodhur mëngjesin e sotëm, në filialin e një banke në kryeqytet.

Duke dhënë detaje mbi ngjarjen, policia thotë se grabitja ka ndodhur rreth orës 08:25, tek një filial i një banke të nivelit të dytë, tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”.

Në bankë kanë hyrë dy persona të dyshuar me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, të cilët pasi kanë neutralizuar sigurimin e bankës, kanë vazhduar drejt kasës.

Nga veprimet e para, është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, e cili është dyshohet se është lënë nga një prej grabitësve.

Mësohet se grabitësit kanë goditur punonjësit e sigurisë dhe për shkak të nxitimit pas marrjes së parave, shumë ende e papërcaktuar, kanë lënë edhe armën.

Pas ngjarjes të dyshuarit u larguan me një motor të vogël, në rrugicat e zonës së “21 Dhjetorit”.

Grabitja ndodhi pak minuta pasi ishte hapur filiali i bankës dhe paratë e marra janë ato që kanë qenë në arkë, ndërkohë që nuk është arritur deri në kasafortë.

Policia po heton për zbulimin e gjurmëve të gishtërinjve që mund të jenë lënë në armë, me synim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë kamerat e sigurisë, pritet të ndihmojnë hetuesit, për identifikimin e grabitësve, të cilët humbën gjurmët pas ngjarjes.

Zjarr Tv Ad