Grupi i PS, voton përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku është votuar për përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani.

kryeministri i Rama  e kërkoi përjashtimin e deputetitn nga Asambleja e Partisë Socialiste, pasi kishte shantazhuar policinë e Shtetit, duke e quajtur si të paaftë referuar dy vrasjeve të ndodhura ditët e fundit në Kurbin.

Ndërkaq, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, mësohet se është diskutuar për propozimin e kreu të PD-së, Lulzim Basha për Vettingun e politikanëve.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se Taulant Balla i ka thënë deputetëve se propozimi i opozitës është i dështuar.

“Propozimi i Bashës për Vetting të politikës është një propagandë e tij. Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe këtë e garanton 100% reforma në drejtësi”, – mësohet se ka thënë Balla.

Po ashtu kreu i grupit parlamentar socialist ka thënë se Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u garantojnë plotësisht Vettingun për politikanët.

Zjarr Tv Ad