Hakeri kosovar rrezikon 35 vjet burg

0
1211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hakeri nga Kosova, Ardit Ferizi, i cili është akuzuar për vjedhjen e të dhënave të 1 mijë e 300 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe dërgimin e tyre te ISIS, është paraqitur në një gjykatë të Virxhinias. 20 vjecari është përballur me akuzat e terrorizmit dhe cenim të sigurisë së ushtareve amerikane. Ai rrezikon të dënohet me 35 vjet heqje lirie. Ferizi është ekstraduar në SHBA nga Malajzia, pasi u arrestua në tetor të vitit të kaluar. Hakeri nga Kosova kishte hyrë në një server kompjuterik dhe arriti të vjedhë të dhënat personale të ushtarëve amerikanë dhe i ka vënë më pas në dispozicion të militantëve të shtetit islamik. Prokurorët federal ne Shtetet e Bashkuara thanë se 20-vjecari Ardit Ferizi ka përdorur emrin e koduar “The directory” dhe ka drejtuar një grup të hakerëve të njohur si “The kosova hacker’s security”, i cili është përgjegjës per nje sere sulmesh dhe ne faqe te tjera zyrtare institucionesh.

hakeri

Zjarr Tv Ad