Hapen dosjet në të gjithë vendin për zyrtarët dhe politikanët

0
410
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi arriti marrëveshjen me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për ngritjen e njësive të posacme që do luftojnë krimin dhe korrupsionin, kryeprokurorja Arta Marku ka nisur punën në terren. Më 20 shkurt Arta Marku u dërgoi një udhëzim krerëve të prokurorive, ku i njoftonte se si do të jenë strukturat e reja, ndërsa dje ajo ka nisur inspektimet për të parë nga afër punën që po bëhet. Marku u ndal në qytetin e Elbasanit, i cilësuar si vatra e krimit për momentin, pasi ka pasur shumë ngjarje të pazbuluara. Marku ka pasur një takim kokë më kokë me drejtuesin e prokurorisë ku i ka kërkuar të ngrihet njësia e posaçme, ndërsa fokusi sipas saj, duhet të jetë te dosjet që janë mbyllur apo janë pezulluar. Gazeta Sot shkruan se “Marku ka kërkuar të hapen rreth 40 dosje vetëm në Elbasan, pasi janë mbyllur në mënyrë të dyshimtë nga prokurorët e emëruar nga Adriatik Llalla. Por të rrezikuar nuk do të jenë vetëm bosët e krimit, por dhe zyrtarë dhe politikanë, pasi vetëm KLSH ka bërë dhjetra kallëzime për abuzime me pronat, me detyrën apo me tenderua nga shumë zyrtarë.” Por kjo lëvizje e Markut do të thotë se në të gjitha vendin do të rihapen dosjet e mbyllura deri më tani. Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda pritet të tronditin politikën, pasi aty janë shqyrtuar ndër vite me dhjetra dosje korrupsioni dhe rihapja e tyre do të rëndojë pozitat e shumë ish-ministrave dhe shumë ish-deputetëve.

Zjarr Tv Ad