Haradinaj largon me forcë nga foltorja gruan…

0
269
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfshihet ne nje incident te pakendshem kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ne ceremonine per 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Ishte një pasardhëse e gjeneral Mehmet Derralles, e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne të shënimit të Lidhjes së Prizrenit, e cila nxiti Kryeministrin Haradinaj të reagojë dhe t’ja ndërpresë fjalimin, raportojne mediat kosovare.

“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derralles, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit”, tha ajo gjatë fjalimit të saj në foltore.

“I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derralles”, shtoi ajo.
Fjalimi i saj nxiti kryeministrin Ramush Haradinaj që të reagojë personalisht, duke e kapur për dore zonjën për ta larguar nga foltorja.

Ajo reagoi duke i thënë kryeministrit që nuk ka të drejtë ta tërheqë për dore në atë formë. Më pas reaguan organizatorët dhe e larguan zonjën, e cila dëgjohej po ashtu duke u fjalosur edhe më tutje atje mbrapa skenës.

Zjarr Tv Ad