Helikopteri ambulancë shtyn ndeshjen e kampionatit anglez

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjendja shëndetësore e një tifozi ka detyruar zyrtarët e Kategorisë së Tretë në Angli të shtyjnë takimin mes Barnsley dhe Burton Albion.  Gjithçka ka ndodhur pasi një helikopter ambulancë, u detyrua të ulej në fushën e lojës, duke kthyer mbrapsht lojtarët e dy skuadrave.

Lojtarët kishin dalë nga tuneli dhe ishin gati të startonin takimin, kur një vullnetar i Barnsley, humbi ndjenjat në vendin pas portës, dhe qëndroi i shtrirë për disa minuta. Sapo gjyqtari u informua për situatën e cila ishte serioze, i futi lojtarët përsëri brenda dhomave të zhveshjeve.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=33&v=-6l0qZJVyWg

 

Zjarr Tv Ad