Heqja e mandateve nga KQZ, Selami dhe Tahiri ankimojnë vendimin

0
777
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti me mandat të ndërprerë, Shkëlqim Selami ka ankimuar sot në Gjykatën Administrative vendimin e KQZ, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për shkelje të dekriminalizimit.

Shkëlqim Selami, thotë se nuk paragjykon vendimin e KQZ-së, por do të kërkojë të drejtën e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit siç ia garanton ligji.

Selami thotë se KQZ nuk e ka shqyrtuar çështjen e tij në themel. Ai thekson se, akuzohet për një çështje të pushuar nga Italia, vendi që edhe ka ngritur akuzën.

Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe Dashamir Tahiri, i cili ka bërë ankimim pranë Kolegjit Zgjedhor. Avokati i deputetit, Fatmir Braka thotë për  se ankimimi është bërë më 30 dhjetor.

“Ankimuam në Kolegjin Zgjedhor heqjen e mandatit të deputetit Tahiri që më 30 dhjetor. Shumë shpejt do ta ankimojmë çështjen edhe në Gjykatën Administrative. Ligji nuk e ka të qartë se ku duhet të bëjmë ankimimin për këtë çështje”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin Selamit dhe Tahirit më 29 dhjetor të vitit të shkuar se kishin fshehur të dhënat e tyre personale në formularin e dekriminalizimit.

Zjarr Tv Ad