Heroinë në një pikë bastesh në Berat, arrestohen 3 persona

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona janë arrestuar nga policia e Beratit në kuadër të një operacioni të koduar “Basti”, ndërsa janë sekuestruar 8 doza heroinë.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 42-vjeçarin Nikolin Çipi, 48-vjeçarin Sokol Shehu dhe Eduart Mino (40 vjeç), të tre banues në Berat.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) heroinë dhe 2 doza kanabis, që dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Zjarr Tv Ad