Hetime për 340 milionë lekët, policia ndalon të afërmin e gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri

0
210

Pas ndalimit të gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, policia ka ndaluar edhe kushëririn e tij, Kujtim Mirin.

Ndalimi është bërë pas një urdhri të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kujtim Miri është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku do të merret në pyetje nga specialistët e Krimit Ekonomik.

Gjyqtari Shkëlqim Miri i arrestua mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se ka ndryshuar një vendim në këmbim të parave.

Pas kontrollit në banesë atij iu gjet një shumë rreth 340 milionë lekë.