Hipi në majë të ndërtesës për të bërë selfie, humb jetën 15-vjeçari në Milano

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Një djalë 15-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë poshtë një kanali ajrimi në qendrën tregtare Sarca, në Milano.

Adoleshenti ishte ngjitur në çatinë e ndërtesës, së bashku me disa miqtë e tij. Veprimi i tyre është zbuluar nga forcat e sigurisë dhe të rinjtë sapo kanë vënë re se ata po vinin në drejtim të tyre, kanë nxituar të largohen. Pikërisht në këtë moment 15-vjeçari ka rënë nga 25 metra lartësi duke humbur jetën.

“Donim të bënim një selfie për të treguar që ishim ngjitur në majtë të kinemasë Skyline”, kanë treguar miqtë e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20 të së shtunës. Në momentin që i riu u përpoq të largohej ka rënë në një hapësirë shumë të ngushtë duke marrë plagë të shumta.

Më pas forcave të zjarrfikësve iu është dashur një manovër shumë e komplikuar për ta nxjerrë që atje. Mirëpo si pasojë e dëmtimeve të shumta që kishte marrë 15-vjeçari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Zjarr Tv Ad