Hiqet flamuri grek nga zyrat e OMONIA-s në Sarandë

0
765
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Persona të paidentifikuar kanë hequr flamurin grek nga zyrat e OMONIA-s në Sarandë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Përmes një njoftimi për mediat OMONIA ka dënuar këtë akt duke kërkuar nga autoritetet që të nisin hetimet dhe të arrestojnë personat përgjegjës.

“Për herë të tretë brenda një viti persona të paidentifikuar dhunuan flamurin Grek në zyrat qendrore të “Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek –OMONIA” në Sarandë.

Fyerja ndaj simbolit tonë kombëtar, provokon ndjenjat e të gjithë Helenëve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme”, thuhet në reagimin e OMONIA-s.

Zjarr Tv Ad