HOLLANDË, FURGONI PËRPLAS PJESËMARRËSIT E NJË FESTIVALI

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një furgon ka përplasur në një grup të vogël pjesëmarrësish në një festival në Holandë, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë, para se shoferi të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia në provincën e Limburg thotë se autoritetet janë ende në kërkim të furgonit të bardhë ose të autobusit të vogël, disa orë pas përplasjes së parë të mëngjesit të së hënës pranë një kampi afër festivalit të famshëm “PinkPop” në komunën juglindore të Landgraaf. Incidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale. Autoritetet thuhet se po kërkojnë një Fiat Doblo me numrin 257 si pjesë e targës së tij holandeze. Policia nga Belgjika dhe Gjermania po ndihmojnë gjithashtu në kërkim. Disa raportime e përshkruajnë automjetin si një autobus të vogël të bardhë. Gjendja e tre personave të plagosur nuk dihet. Policët thanë se rruga ku ndodhi incidenti është mbyllur. Në një deklaratë në Tëitter, organizatorët e festivalit thanë se ishin “thellësisht të tronditur” nga incidenti. Koncerti tre-ditor tradicionalisht ndiqet nga dhjetëra mijëra fansa të muzikës dhe përfundoi vonë të dielën me një shfaqje nga Bruno Mars. Ndërkohë, autoritetet holandeze kanë hapur një hetim për këtë çështje. 

Zjarr Tv Ad