Hulumtuesit shokojnë! Tatuazhet sjellin përfitime shëndetësore

0
451

Një aksesor i preferuar si për femrat dhe meshkujt sot, është tatuazhi, ose më saktë tatuazhet.
Në të kaluarën ekzistonte mentaliteti se tatuazhet domosdoshmërish ishin indikatorë se një person është “rebel”, megjithatë tani ata kanë shënuar progres duke marrë një formë artistike.
Shumë njerëz kanë domethënie të thella dhe të rëndësishme prapa tatuazheve që i vendosin, apo edhe zgjedhin t’i bëjnë tatuazh simbolet dhe figurat e ndryshme të cilat u shërbejnë si ‘alarm’ për t’i rikujtuar gjërat e rëndësishme në jetë.
Sido që të jetë, tatuazhet janë zgjedhje personale dhe formë e shprehjes për çdo person i cili vendos t’i ketë.
Një studim i fundit i publikuar në American Journal of Human Biology tregon se tatuazhet e stimulojnë sistemin e imunitetit. Në këtë studim kanë marrë pjesë 29 persona, pështyma e të cilëve ishte analizuar para dhe pasi që i kanë bërë tatuazhet.
Duke marrë parasysh këtë dhe gjëra tjera, hulumtuesit kanë treguar se përgjatë kohës dhe varësisht nga numri i tatuazheve, sistemi i imunitetit kishte ndryshuar dukshëm në mënyrë se si reagon. Personat të cilët kishin bërë tatuazh për herë të parë kishin shënuar rënie dramatike në nivelet e imunoglobulinës A, gjë e cila është e kuptueshme sepse trupi është i stresuar duke u përpjekur ta luftojë infeksionin. Sidoqoftë, reagim të ndryshëm kanë pasur tatuazhet e shumta, ku personat me mbi dy tatuazhe kanë pasur nivele më të shpejta të reagimit.
Por kjo nuk do të thotë se tatuazhet funksionojnë si tableta të vitaminave apo përforcues të imunitetit dhe nuk duhet të jetë arsyeja e vetme se përse vendosni të keni një tatuazh.
Fakti se tatuazhet janë të përhershme mund të jetë paksa i frikshëm, prandaj duhet të mendoni mirë para se të merrni një vendim të tillë.