Humbi në Vlorë, reagon Tahiri: Po të kisha dalë vetëm do isha në Parlament

0
830
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç edhe kryetari i Partisë Agrare ambientaliste, Agron Duka, i cili u shpreh i zhgënjyer nga mos arritja e fitores së mandatit, nën siglën e PD-së, edhe ish deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, është shprehur se nëse do të kishte dalë i vetëm në zgjedhje ai do tëishte në Parlamaent.

Por krahas kësaj, Tahiri është shprehur se nuk është Basha, fajtor, ndërkohë që shtoi se çdokush ka pjesën e vet të fajit në këtë rezultat.

Intervistën në fjalë Tahiri e dha për televizionin News24, ku u shpreh i bindur se PD-ja do të ngrihet dhe ecë para.
Kjo është një pjesë nga kjo intervistë:

Zoti Tahiri, ndiheni i zhgënjyer për rezultatin në Vlorë?

Ndihem i zhgënjyer padyshim.

A e bëni fajtor zotin Basha?

Jo. Secili ka pjesën e tij të fajit. Koha do e tregojë. Gjërat do ecin përpara. PD do ngrihet prapë.

Do vijoni ta mbështesni?

Unë jam i djathtë. Qëndrimi im është djathtas. Po të kisha dalë vetëm do isha në parlament. Marr shkas të them se edhe partia ku isha unë nuk mori asnjë mandat atje ku ka çam. Uroj për mandatet e Elbasanit por nuk mori asnjë mandat atje ku ka çam. Kjo është ajo që çam lind, nuk bëhesh.

Si iu duk ndërhyrja e ministrisë së Jashtme greke, kundër vendosjes në sheshin Skënderbej të krahinave të Çamërisë?

Është shumë e gabuar, nuk mund të ndërhyjë asnjë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad