I bëri atentat pronarit të një dyqani në Vlorë, arrestohet 31-vjeçari

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një prej autorëve të vrasjes së mbetur në tentativë të ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit 2018 në qytetin e Vlorës është arrestuar.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 31-vjeçarin Fatjon Aliraj. Pronari i një dyqani ushqimor i shpëtoi mrekullisht plumbave në drejtim të tij.

“Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhërit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, Fatjon Aliraj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Në kërkim mbetet dhe personi i dytë i identifikuar nga policia me inicialet L.B.

Zjarr Tv Ad