I hedh ujë të nxehtë vajzës 14-vjeçare, arrestohet babai dhunues nga Durrësi

0
741
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë, ku një 45-vjeçar i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij.

Siç bëhet e ditur, i arrestuari është Kujtim Xhura 45 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur më herët në kërkim pasi prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ngjarja e rënda ka ndodhur para 8 ditësh, ku Xhura, rreth orës 18:00, në banesë, në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij, transmeton Express.

Vajza 14-vjeçare, pasi kishte parë prindërit duke u zënë ka ndërhyrë për të shuar sherrin, por babai i saj i ka hedhur ujë të nxehtë.

Ajo u dërgua në spitalin e Durrësi, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia thotë se materialet e kësaj ngjarje ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /Gazeta Express/

Zjarr Tv Ad