Identifikohen policët e dhunës barbare në Korçë: Në qeli policia s’ka kamera, familjarët filmojnë trupin në morg

0
284
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka identifikuar efektivët që hynë në qelinë ku mbahej Enea Ftoj në komisariatin e Korçës.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që po heton vdekjen e të arrestuarit ka marrë kamerat e sigurisë që ndodhen vetëm në korridoret e komisariatit.

Aty duken policet që kanë hyrë e kanë dalë nga qelia, ndërsa në dhomën e izolimit nuk ka kamera sigurie. Emrat e policëve të dyshuar për ushtrim dhune nuk bëhet të ditur, ndërsa bashkëshortja e viktimës, ka dëshmuar se i shoqi i kishte përmendur dy emra policësh, Alqi dhe Kreshniku.

Për të hetuar në lidhje me ngjarjen në drejtorinë e Policisë së Korçës ka shkuar edhe drejtuesja e Shërbimit të Brendshëm në polici, Anila Trimi.

Arsyet e vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj nuk janë bërë ende publike, ndërsa thuhet se atij i ka ndaluar zemra, por siç pretendojnë familjarët, 27-vjeçari është rrahur aq sa i janë shkaktuar hematoma në disa pjesë të trupit. Familjarët e tij e filmuan të ndjerin në morg për të faktuar dhunën.

Enea Ftoj ishte arrestuar për akuzën e vjedhjes me dhunë dhe sipas informacioneve ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike. 27-vjeçari i kishte rrëmbyer varësen një gruaje në rrugë dhe policia e kishte kapur dhe mbyllur në qeli.

Ai pritej të dilte para gjykatës, por familjarët atje mësuan se Enea kishte vdekur. Nga verifikimet e para, sipas burimeve, SHÇBA ka identifikuar të gjithë punonjësit e policisë të cilët kanë qenë në detyrë ditën e mërkurë. Për rastin e rëndë SHÇBA ka bërë referimet përkatëse edhe në prokurori ndërkohë që i është marrë kallzim edhe bashkëshortes së të ndjerit.

Zjarr Tv Ad