Identifikohet autori i krimit në Vlorë, arrestohet një 19- vjeçar, në kërkim dy të tjerë

0
989
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në një lokal në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë. Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë , dhe ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale:
1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.
(Ngjarja)
Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit “Fiks Fare” në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë:
1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant).
2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal).
3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).
Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta.

Gjtihashtu, njoftohet se në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”,
– 15 gëzhoja fishekësh.

Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad