Igli Tare bën goditjen e radhës në Kombëtare

0
1073

Ndeshja me Italinë u ka shërbyer lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë që të jenë edhe në syrin e agjentëve të futbollit. Sipas Corriere Dello Sport skuadra e Lacios ka shfaqur interesim për mesfushorin e Skënderbeut, Liridon Latifin.

Madje, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka udhëtuar në Palermo për të parë ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë me qëllim që të vëzhgoj nga afër ish-lojtarin e Prishtinës.

As presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takajn nuk e ka mohuar që në drejtim të Latifit ka interesim nga Lacio.

Por, ai  ka sqaruar gjithashtu se veç klubit italian, janë edhe disa ekipe të tjera të mëdha evropiane që janë vënë në ndjekje të talentit të korçarëve.

“Po, mund të konfirmoj se ka pasur interesim nga ana e Lazio për shërbimet e Liridon Latifit. Nuk mund të them nëse ka ofertë zyrtare, por mund të pranoj që interesimi ka qenë i madh për këtë lojtar” ka deklaruar Takaj për Panorama Sport.

“Por, jo vetëm prej Lacios. Përveç klubit italian, janë edhe shumë të tjera që janë të interesuara për futbollistin tonë”, ka theksuar Takaj.