Instagrami do të vijë me një risi që do çmendë vajzat

0
131

Instagrami është një nga rrjetet sociale që po përdoret gjithmonë dhe më shumë dhe po lë në hije rrjete të tjera si Facebook apo Snapchat.

Instagrami po sjellë për përdoruesit risi të shumta herë pas here dhe duket se po na e bën jetën më të thjeshtë.

Pas opsionit IGTV, përmes të cilit mund të ngarkonim video më të gjata se 1 minutë, Instagrami vjen me një tjetër risi.

Sipas The Verge, shumë shpejt Instagrami do të mundësojë opsionin IG Shopping, i cili i dedikohet blerjeve online shumë thjeshtë, nëpërmjet Instagramit.

Ende nuk dihet se kur do të lançohet ky aplikacion, por shumica e llogarive të biznesit, të cilat janë rreth 15 milionë, do të përfitojnë nga kjo gjë.