Institucioni që do hetojë zyrtarët e lartë, do lidhet me tunel me godinën e Policisë së Shtetit

0
503
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të vendosen në një godine të re, vetëm pak metra larg Policisë së Shtetit. Burime konfidenciale nga qeveria thanë për Report TV se SPAK dhe BKH do të vendosen në godinën ku ka qenë Ministria e Shëndetësisë. Personat që do të hetojnë zyrtarët e lartë për korrupsion dhe krimin e organizuar do të qëndrojnë në të njëjtën godinë.

Plani për të vendosur SPAK-un në godinën ku ka qëndruar Ministria e Shëndetësisë është i mbuluar me mistere dhe mbahet sekret. Por Report TV mësoi se godina ku do qëndrojnë personat që do hetojnë zyrtarët e lartë do të lidhet me një tunel me Policinë e Shtetit. Është menduar që SPAK dhe Policia të lidhen ose me tunel nëntokësor, ose me tunel ajrorë.

Mundësia me madhe është që SPAK dhe Policia të komunikojnë nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm, në mënyrë që çdo informacion të mos dalë jashtë këtyre dy godinave dhe të mbahen sekrete të dhënat që do të zbulohen. Arsyeja e lidhjes së dy godinave me tunel, lidhet vetëm me faktin që zyrtarët e lartë të cilët do hetohen të mos marrin të dhënat sekrete duke qarkulluar shkresat dhe çdo informacion do të jetë hermetik mes SPAK dhe Policisë.

Vendosja e SPAK, Byrosë së Hetimit dhe strukturave të reja të drejtësisë tek ish-ministria e Shëndetësisë, vetëm pak metra larg Policisë, është mbështetur edhe nga Ambasada e SHBA. Ministria e Shëndetësisë është zhvendosur tek ish-ministria e Mirëqenies Sociale dhe tek logoja e hequr shumë shpejt prite të vendoset emri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK dhe BKH do hetojnë zyrtarë dhe ish-zyrtarë e lartë. Mes personave që do hetohen nga këto dy struktura janë deputetë dhe ish-deputetë, kryebashkiak, ministrat dhe ish ministrat, por edhe një sërë drejtuesish të tjerë dhe politikanë karriere.

Zjarr Tv Ad