Inteligjenca gjermane përgjon Interpol-in që prej vitit 2000

0
743
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shërbimet inteligjente gjermane (BND) e kanë përgjuar Interpol-in që prej vitit 2000.
Sipas një artikulli të publikuar nga revista gjermane ‘Spiegel’, inteligjenca gjermane i ka përgjuar zyrat qendrore të Interpol-it në Lion të Francës si dhe zyrat e shpërndara në Austri, Danimarkë, Belgjikë, Greqi, Spanjë, Itali dhe SHBA.
Shërbimi inteligjent ka kontrolluar e-mailet, telefonat si dhe fax-et e këtij institucioni. Interpol përfshin 190 vende anëtare dhe është një institucion që ka si detyrë kërkimin ndërkombëtar për kriminelë lufte, terroristë, trafikantë, vrasës si dhe persona që merren më pastrim parash.

Zjarr Tv Ad