Ish-kancelari austriak, i përfshirë në akuzat ndaj Manafort

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akuzat e reja, të bëra publike nga prokurori special Robert Mueller ditën e premte, hedhin dritë mbi fushatën lobuese të Uashingtonit të orkestruar nga Paul Manafort në emër të ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych dhe aleatëve të tij. Manafort thuhet të ketë paguar në mënyrë të fshehtë disa ish-politikanë të lartë europianë për të promovuar interesat ukrainase në Uashington. “Edhe pse ish-politikanët dukeshin sikur po jepnin vlerësimet e tyre të pavarura ndaj veprimeve të qeverisë së Ukrainës, në fakt ata paguanin lobistë për Ukrainën”, thuhet në akuzën ndaj Manafort të dorëzuar nga ekipi i Mueller. Grupi i europianëve është njohur me emrin “Hapsburg”, ka thënë prokurori Andreë Weissman i ekipit të Mueller gjatë seancës dëgjimore të së premtes. Grupi udhëhiqej nga një “ish kancelar europian” dhe është paguar mbi 2 milionë euro në vitet 2012-2013. Ish-kancelari në fjalë nuk është përmendur në dokumentet e akuzës, por thuhet të ketë qenë Alfred Gusenbauer, i cili ka qenë Kancelar i Austrisë mes viteve 2007-2008. Gusenbauer dhe dy lobistë të tjerë të përfshirë në fushatën lobuese të Manafortit janë takuar me anëtarë të Kongresit në vitin 2013.

Zjarr Tv Ad