Ish-kongresmeni amerikan: Thaçi është mafioz

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-senatori më i flaktë për mbrojtjen e çështjes shqiptare në politikën amerikane DioGuardi ka hedhur akuza tronditëse për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.

Ai ka folur hapur duke i akuzuar ata si mafiozë që nuk u intereson për vendin e tyre.

“Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia”, ka thënë, ish-kongresmeni amerikan i cili për herë të parë e hapi në kongres çështjen e Kosovës së bashku me kolegun Tom Lantos.

DioGuardi akuzon presidentin, Hashim Thaçi se e ka paguar 2 milionë e 300 mijë euro, ish-senatorin Robert Dole vetëm që t’i shkruaj parathënien e librit të tij, New State, Modern Stateman”, i cili është shkruar nga gazetarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boys.

“Presidenti Thaçi pagoi 2.3 milion euro të taksapaguesve kosovarë për kompaninë e z. Dole vetëm që t’i shkruaj një parathënie të librit”, shprehet ai.

DioGuardi zotohet se kurrë nuk do të takojë asnjë liderë shqiptarë për shkak se siç thotë ai, janë të korruptuar. E përsërit epitetin “mafioz” për Thaçin. Ai kishte refuzuar për disa vjet edhe dekoratën e ndarë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova.

DioGuardi ka qenë përfaqësues i New Yorkut në Kongresin Amerikan gjatë viteve 1985-1989. Është republikan, që mbështet politika të ashpra kundër Rusisë.

LEXO EDHE:  Kosovë/Goditet rrjeti i piraterisë televizive

Ish-senatori është me prejardhje shqiptare nga fshati Greci i Italisë gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes shqiptare. Edhe sot vazhdon të jetë aktiv në Amerikë si drejtues i Ligës Shqiptaro-amerikane.

Zjarr Tv Ad